ARABI- Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e artë në turneut prestigjioz ‘Grand Slam’ që po mbahet në Abu Dhabi. Pejania në finale e ka mposhtur rumunen Andreea Chitu.

Majlinda Kelmendi po vazhdon t’i sjell Kosovës medalje. Xhudistja pejanefiton medaljen në turneut prestigjioz ‘Grand Slam’ që po mbahet në Abu Dhabi. Ajo në finalen e katrorin deri në 52 kilogram e ka mposhtur rumunen Andreea Chitu.

Xhudistja pejane, në raundin e parë u kualifikua pa luftë, derisa në raundin e dytë e mundi kanadezen Ecaterina Guicia.

Kurse, në duelin e tret ishte më e mirë se italiania Odette Giuffrida. Ndërsa, në luftën e katërt e ka mposhtur francezen Anabelle Euranie.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb