Ai Shishime, xhudistja nga Japonia, ka ndërprerë aventurën e Mjalinda Kelmendit në kampionatin Botëror që po mbahet në Budapest. Sportistja me origjinë kosovare është mposhtur nga japonezja në gjysmëfinale duke i hequr kështu mundësinë e medaljes së artë.

Koha e rregullt në sfidën e kësaj kategorie përfundoj me rezultat të barabartë, por në shtesë Shishime ishte pak më me fat duke mundur Majlindën.

Kelmendi në garën për medaljen e bronztë do të ndeshet me Erika Mirandan nga Brazili.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb