Të shtunën e kaluar, Kurt Schultz ka arritur të dokumentojë me video në Kreger National Park, në Afrikën e Jugut, një moment të pa xhiruar kurrë më parë: Një majmun babuin që rrëmben një këlysh luani dhe e ngjit në pemë për tu kujdesur për të.

’Është normale që një grup babuinësh të vrasë leopardët e rinj dhe këlyshët e luanëve-shpjegon autori i kësaj videojeje-por pas 20 vitesh si guidë, kjo është hera e parë që shoh një babuin që ushqen dhe kujdeset për një këlysh luani’.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale e kanë krahasuar filmimin me skenën e parë në filmin ‘Mbreti luan’. Por finalja nuk është aspak e mirë. Siç raportojnë burime të sigurta, këlyshi i luanit në video ngordhi vetëm pak minuta pasi mbaroi filmimi.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb