Pamjet tronditëse të dhunimit të një vajze në një nga lagjet qendrore të Londrës, janë publikuar nga media britanike, të cilat kanë ngritur shqetësimin se krimi në kryeqytet ka dalë jashtë kontrollit.

Imazhet e filmuara nga kamerat e sigurisë dhe të publikuara nga DailyMail tregojnë momentin kur një grup banditësh rrahin 19-vjeçaren e shtrirë në rrugë, duke e goditur pa mëshirë në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.

Ngjarja ka ndodhur jashtë një dyqani gazetash në South Norwood, Londër në orën 22:00 të së shtunës, 27 gusht.

Banda e djemve, e përbërë nga mbi 10 persona e hedh vajzën në tokë dhe lëshon një lumë grushtesh dhe shkelmash.

E reja duket e pashoqëruar dhe e paaftë për të mbrojtur veten pasi ajo u sulmua nga të gjitha anët.

Ajo u dërgua më vonë në spital dhe u trajtua për lëndime jo të rrezikshme për jetën, konfirmoi Policia Metropolitane, por mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi përleshjen.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: