NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

320 gr makarona pene
1 qepë e kuqe
2 thelpinj hudhër
500 gr brokoli
150 gr gjizë pa kripë
150 ml qumësht
200 gr perime miks të grira
320 gr peshk ton
30 gr ullinj të zi
Vaj ulliri, kripë
Pergatitja
Lajmë brokolin dhe e presim atë në bohce të vogla. Qepën e presim në kubikë të vegjël.

Vendosim një tenxhere me ujë dhe sapo uji të fillojë të vlojë vendosim brokolin për 2-3 minuta. Më pas e largojmë brokolin dhe në ujin e vluar shtojmë makaronat dhe pak kripë dhe i lemë të ziejnë 2 minuta me pak kohës së përcaktuar në etiketë.

Në një tigan me 3 lugë vaj ulliri kauridisim qepën për rreth 3 minuta derisa të bëhet transparente. Më pas shtojmë hudhrën të shtypur dhe brokolin dhe i trazojmë mirë.

Në një tas përziejmë qumështin me gjizën dhe me pak djath kaçkavall.

Largojmë makaronat nga zjarri i kullojmë dhe më pas i shtojmë në tiganin me qepë dhe brokoli, shtojmë aty dhe gjizën e trazuar me qumështin, perimet miks dhe tonin e kulluar nga vaji. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit dhe i vendosim në një tavë duke i sperkatur sipër me djath kaçkavall dhe më pas e vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 15-20 minuta.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb