Nga: ZONJA VJOLLCA*

300 makarona
100 gr proshutë e tymosur
1 kokërr qepë
300 gr kunguj
Trumzë
200 ml pana
2 kokrra vezë
1 lugë gjelle vaj ulliri
2 lugë gjelle lëng limoni
Kripë
Piper i zi
30 gr djathë parmixhano

Në një tenxhere me ujë të vluar me kripë vendosim makaronat të ziejnë. Ndërkohë në një tigan me një lugë gjelle vaj ulliri kaurdisim qepën të prerë në kubikë të vegjël bashkë me proshutën dhe pak trumëz. I trazojmë dhe i lëmë derisa qepa të zbutet mirë. Në fund shtojmë kungujt të prerë në kubikë. Ndërkohë në një tas trazojmë panën me vezët, kripën, piperin e zi dhe lëngun e limonit. Kullojmë makaronat i shtojmë ne tiganin ku kaurdisëm qepën dhe proshutën dhe më pas shtojmë panën me vezë. I trazojmë mirë dhe i servirim të ngrohta pudrosur me djathë parmixhano.

(ma.ar/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: