Nga: ZONJA VJOLLCA*
Makarona me bizele dhe lulelakër

300 gr makarona
500 gr lulelakër
200 gr bizele
2 kokrra vezë
250 ml ajkë
80 gr djathë parmixhano
50 gr lajthi
2-3 lugë gjelle vaj ulliri
Trumëz
Rozmarinë
Kripë
Piper i zi

Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë, shtojmë një 1 lugë çaji kripë dhe vendosim makaronat të ziejnë aq sa shkruhet në etiketë. Në një tenxhere tjetër përsëri vendosim ujë me fare pak kripë dhe sapo të fillojë të ziejë vendosim lulelakrën të ndarë lule-lule. E lemë të ziejë lulelakrën për 2-3 minuta. Në minutën e fundit shtojmë bizelet. Më pas i kalojmë në ujë të ftohtë duke i kulluar mirë. Në një tas trazojmë erëzat me ajkën, me dy kokrra vezë, dy lugë djathë parmixhano, kripë dhe piper. Përziejmë makaronat me lulelakrën dhe bizelet dhe pasi kemi lyer tavën me vaj ose gjalpë shtojmë makaronat dhe i mbulojmë me kremin e përgatitur. Trazojmë pjesën e mbetur të djathit parmixhano me lajthitë e thërmuara dhe mbulojmë të gjithë sipërfaqen e tavës. I vendosim makaronat në furrën e parangrohur më parë në temperaturën 180 gradë Celsius për 25 minuta.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb