Nga: ZONJA VJOLLCA*
300 gr makarona flutur
½ qepë mesatare
50 gr pançetë
150 gr bizele
30 gr djathë parmixhano
Nenexhik i freskët
1 lgj lëng limoni
3 lgj vaj ulliri
Kripë

Vendosim tenxheren me ujë dhe sapo të kalojë në vlim shtojmë kripën dhe makaronat. I lemë makaronat të ziejnë duke respektuar minutazhin që është shkruar në etiketë. Në 5 minutat e fundit shtojmë dhe bizelet të ziejnë bashkë me makaronat.

Ndërkohë në një tigan kaurdisim qepën së bashku me pançetën të prerë në shirita. Kullojmë makaronat dhe bizelet dhe i vendosim në tigan duke shtuar dhe ½ e garuzhdes nga lëngu i makaronave.

Shtojmë në tigan dhe ½ e djathit parmixhano dhe një lugë nenexhik të freskët të grirë. I servirim në pjatë duke i spërkatur me djathë parmixhano dhe gjethe nenexhiku të freskët.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: