Nga: ZONJA VJOLLCA*
400 gr makarona (flutur)
200 gr pançetë
300 gr bizele
50 gr borzilok
50 gr djathë parmixhano
2 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Fillimisht ziejmë makaronat në një tenxhere me ujë të vluar me kripë duke i lenë ato aldente jo të ziera shumë. Ndërkohë presim pançetën në shirita dhe e skuqim atë në një tigan pa yndyrë derisa të bëhet krokante. Bizelet i vendosim në ujë me kripë të vluar dhe i ziejmë për 2 minuta, më pas i shpëlajmë me ujë të ftohtë. Kullojmë makaronat i vendosim në një tas, shtojmë në të 2 lugë gjelle vaj ulliri, pançetën , bizelet, gjethet e borzilokut dhe djathin parmixhano dhe pak piper të zi për ti dhënë shije.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: