NGA ZONJA VJOLLCA*

320 gr makarona
500 gr kallamare
5-6 midhje
1 kokërr qepë
3 thelpinj hudhër
100 ml verë të bardhë
2 kokrra domate
Borzilok
Vaj ulliri
Kripë
Piper i zi

Fillimisht skuqim qepën dhe hudhrën e grirë imët me pak vaj ulliri derisa të zverdhen, më pas shtojmë kallamaret të prera në unaza. I kaurdisim pak dhe i shuajmë me verë të bardhë. Sapo të avullojë alkooli shtojmë domatet në kubikë, kripën, piperin dhe borzilokun. E lemë gatimin të ziejë derisa salca të fillojë të trashet. Ndërkohe kemi zier dhe makaronat të cilat i trazojmë me salcën e përgatitur dhe i servirim menjëherë të ngrohta.

(d.b/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: