Nga: ZONJA VJOLLCA

 MAKARONA ME GJIZE DHE PORTOKALL

 

400 gr makarona

250 gjizë

1-2 kokrra portokalle

2 kunguj

4 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë

Piper i bardhë

 

Në një tas trazojmë gjizën me lëkurën dhe lëngun e një portokalli, me 5-6 lugë ujë, vaj ulliri, kripë dhe piper të bardhë. Ndërkohë makaronat (pene) i vendosim të ziejnë për 5 minuta dhe më pas në tenxhere shtojmë kungullin të prerë në feta. I lemë për 2-3 minuta dhe më pas i kullojmë. I vendosim makaronat me kunguj në një tas duke i spërkatur me kremin e përgatitur me gjizë dhe lëng portokalli. I servirim makaronat duke i dekoruar me disa feta portokalli.

(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb