Recete nga znj Eneida
Përbërësit

Për qoftet
500 gr mish viçi
1 qepë e grirë në rende
3 thelpinj hudhër
1 vezë
2 feta bukë të qullur në ujë
Majdanoz
Kripë
Piper të zi/të bardhë

Për salcën
300 gr salcë domate në kubikë
1 lugë salcë koncentrat
1 qepë
1 karotë
2 thelpinj hudhër
1 dorë ullinj të zinj
Vaj ulliri
Kripë
Majdanoz
All spice ose pimento 3 kokrra
Pakëz sheqer

Përgatitja
Sugjerohen makarona Penne

Përgatisim qoftet në një tas duke shtuar mishin e grirë, qepën, thelpinjtë e hudhrës të shtypur, vezën, bukën e qullur por të shtrydhur mirë, kripën, majdanozin dhe 2 llojet e piperit. Formojmë brumin e qofteve dhe e lëmë të pushojë për 1 orë në frigorifer. Formojmë qoftet në formë topash të vegjël, i kalojmë në miell dhe i skuqim në tigan.
Në një tigan të thellë skuqim qepën, shtojmë karotën dhe pasi janë zbutur, thelpinjtë e hudhrës, ullinjtë dhe salcat e domates. I lëmë të skuqen bashkë duke shtuar dhe pak ujë.  Pasi ka zjerë salca, shtojmë pimenton, sheqerin, kripën dhe majdanozin. Shtojmë qoftet dhe i gatuajmë 5 minuta bashkë. Ndërkohë ziejmë makaronat dhe në fund i servirim në pjatë me salcën me qofte lart. Sipas dëshirës shtojmë dhe djath kaçkavall ose të bardhë të fortë të grirë në rende.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: