Recete nga znj Eneida
Përbërësit
200 gr speca të marinuar
4 lugë salcë kosi
2 lugë majonezë
4 lugë vaj ulliri
50 gr arra
Kripë

Përgatitja
300 gr makarona
Specat e marinuar i grijmë në mikser deri sa bëhen pure. U shtojmë salcën e kosit, vajin, kripën, majonezën dhe arrat e grira. E trazojmë mirë dhe kemi një salcë që mund të konsumohet dhe me bukë. Sipas dëshirës, ziejmë makaronat dhe më pas i trazojmë me salcën. I servirim me pak kopër lart.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb