Recete nga znj Eneida
Përbërësit

1 qepë e thatë
1 tufë burdullak
1 konservë sardele
300 gr makarona
1 lugë pesto
4-5 domate të thara
1 domate mesatare
Pak djathë të grirë
Piper i zi
Kripë
Vaj ulliri

Përgatitja
Qepën e presim në kubikë të vegjël dhe e skuqim në vaj ulliri. Pasi është zbutur shtojmë burdullakun dhe e gatuajmë sa të zbutet. Më pas shtojmë sardelet dhe domatet e thara si dhe pak ujë nga ai që po ziejmë makaronat. Shtojmë peston për ta aromatizuar, makaronat, kripën, piperin e zi dhe e servirim me domatet e prera në kubikë si dhe djathin e grirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: