Nga: ZONJA VJOLLCA*
350 gr makarona
1 qepë e vogël
1 thelpi hudhër
500 ml salcë domateje
4 kokrra vezë
150 gr sallam mortadela
130 gr sallam pikant
150 gr djath kaçkavall
130 gr mocarela
4 gjethe borzilok
4 lgj djath parmixhano
3 lgj vaj ulliri
Trumzë
Kripë

Vendosim një tigan me 2 lugë vaj ulliri dhe kaurdisim derisa të zbuten qepën e grirë imët dhe hudhrën e copëtuar. Më pas shtojmë salcën e domates, e lemë të zieje pak duke shtuar disa gjethe borziloku dhe kripë.
Ndërkohë ziejmë vezët për 10 minuta, i lemë të ftohen pak dhe më pas i presim në feta rrumbullake. Presim në kubikë të vegjël (me brinjë 1cm) dy llojet e sallamit, djathin mocarela dhe djathin kaçkavall.
Vendosim makaronat të ziejnë në ujë të bollshëm me kripë duke i lënë shumë aldente. Më pas i vendosim në një tas duke i shtuar një luge vaj ulliri dhe salcën e përgatitur. Dy llojet e sallamit dhe djathërat i bashkojmë në një tas dhe shtojmë ½ e tyre në tasin me makarona.
Lyejmë një tavë me pak vaj dhe vendosim një shtresë me makarona, një shtresë me djathë dhe sallam, një shtresë me vezët e ziera të pudrosura me djathë parmixhano, përsëri një shtresë me makarona dhe në fund vendosim disa kubikë me sallam dhe djathë. E pudrosim të gjithë sipërfaqen me djathë parmixhano dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 15-20 minuta.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb