Nga: ZONJA KATERINA

1 pako makarona nudells
1-2 fileto pule
1-2 lgj vaj soje
1 spec të kuq gogozhare
200 gr lakër e bardhë
1 kokë brokoli
2 -3 karrota
1 qepë të thatë
2-3 thelpinj hudhër
2-3 lgj salcë soje
2-3 lgj uthull balsamike
2 lgj niseshte
1 gotë ujë
Kripë, piper

Vendosim brokolin të ziejë në ujë të vluar për 3 minuta, më pas e kullojmë dhe e vendosim në një enë. Në një tenxhere me ujë të vluar me pak kripë vendosim nudëllsat të ziejnë sipas minutazhit të përcaktuar në paketim. Pasi nudëllsat të jenë zjerë i vendosim në një kullesë dhe i bëjmë një kalim të lehtë në ujë të ftohtë. Më pas i vendosim në një tas dhe i shtojmë salcën e sojës.

Në një tigan që nuk ngjit hedhim pak vaj soje dhe sapo të ngrohet shtojmë filetot e pulës të prera në rripa të hollë. U hedhim pak fare kripë dhe pak uthull balsamike. Vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta dhe më pas i largojmë filetot nga tigani. Në po atë tigan shtojmë pak vaj dhe vendosim perimet të kaurdisen lehtë.

Shkrijmë niseshten në një gotë ujë dhe e hedhim në tiganin me perime ku kemi vendosur dhe filetot e pulës. Shtojmë dhe pak uthull balsamike dhe në fund shtojmë nudëllsat dhe brokolin. I trazojmë lehtë të gjithë përbërësit dhe servirim në pjatancë nudëllsat me perime dhe fileto pule.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb