Partia Demokratike padit sërish për shpifje kryebashkiakun e Erion Veliaj për deklaratat e tij ndaj kreut të opozitës, Lulzim Basha

Në cilësinë e drejtuesit të fushatës elektorale të PS, Erion Veliaj, është kallëzuar për shpifje, për herë të dytë brenda një jave.

Të dielën Veliaj sfidoi Bashën për ta hedhur në gjyq për deklaratat, dhe duket se përgjigjia ka ardhur disa ditë më pas. Veliaj ka deklaruar se “disponon prova që Lulzim Basha mori një makinë 130 mijë euro nga një prej kontraktorëve për të lënë protestën tek Astiri”.

”Pjesë e fushatës denigruese për të dëmtuar imazhin e kreut të opozitës”- siç thuhet në padi-” janë edhe akuzat e Veliajt se “PD është një çetë që vë gjoba dhe që u bie biznesmenëve për të marrë një vilë apo një makinë.

Për këto akuza, kërkohet nga Gjykata dënimin i Erion Veliajt për deklaratat e përsëritura kundër kryetarit të PD, Lulzim Basha, me qëllim dëmtimin e imazhit dhe përfitimin në zgjedhjet e ardhshme.

“Këto të pavërteta janë bërë me qëllim dëmtimin e reputacionit dhe dëmtimin e imazhit në mënyrë të qëllimshme, duke qenë se Lulzim Basha është Kryetar i PD në opozitë dhe Erion Veliaj, si drejtues i fushatës zgjedhore të PS për qarkun e Tiranës, këto deklarime shpifëse i përdor për të përfituar kredo politike përballë qytetarëve, si për vete dhe për PS”- thuhet në padinë e ngritur për shpifje ndaj Erion Veliajt.

Basha pas deklaratës për 4 vila, padit tashmë Veliajn për një automjet 130 mijë euro që kryebashkiaku i Tiranës pretendon se ka marrë si dhuratë nga një prej kontraktorëve tek Unaza e Re që opozita mos vijonte të mbështeste protestën e banorëve. PD e mohon diçka të tillë.

(BakanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb