Aksident në Sarandë, ku një automjet ka përplasur një vajzë 3 vjeç. Ngjarja ndodhi në lagjen nr.1 të qytetit mesditën e sotme.

E mitura me inicialet A.M., po kalonte rrugën bashkë me nënën e saj, por në një moment pasi ishte shkëputur pak nga e ëma, është goditur nga automjeti që drejtohej nga shtetasi M. Marku, banues në Ksamil.

Fëmija ndodhet jashtë rrezikut në spitalin e Sarandës. Policia ndodhet në vendngjarje.

Informacion paraprak
Sot, rreth orës 12:10, në lagjen nr.1, Sarandë, shtetasi M. M., 22 vjeç, banues në Ksamil, duke drejtuar automjetin tip “Hyndai”, ka aksidentuar në rrugë, një fëmijë 3 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: