POGRADEC

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Pogradec, ku për pasojë një makinë ka përplasur një këmbësor.

Ngjarja ndodhi në fshatin Zërvaskë. Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se fill pas aksidentit, i plagosuri, shtetasin Shpëtim Rexhollari, rreth 55 vjeç, është transportuar me urgjencë në spitalin e Pogradecit, ndërsa mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 10.01.2020,​ në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në fshatin Plloçë, shtetasi R. S., 41 vjeç, banues në Gështenjas, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin Sh. R., rreth 55 vjeç, banues në Gështenjas, këmbësor në rrugë, i cili u dërgua në Spitalin e Pogradecit ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: