BAGDAD- Një makinë bombë ka shpërthyer afër një tregu të populluar në lindje të Bagdadit duke lënë kështu mbi 60 të vrarë dhe 80 të plagosur, bëjnë të ditur zyrtarët irakianë. Ngjarja ka ndodhur në një lagje shiite mëngjesin e kësaj të mërkure.

Militantët e Shtetit Islamik, ISIS, kanë marrë përgjegjësinë për sulmin në fjalë, të cilët shpesh herë kanë pasur shpesh shënjestër zonat shiite.

Sakaq, militantët sunitë, të cilët kontrollojnë pjesë në veri dhe në perëndim të Irakut besojnë se myslimanët shiitë janë heretik.

Megjithatë, forcat irakiane kanë arritur ta rimarrin kontrollin e një pjese të këtyre zonave të zaptuara nga militantët, të cilët vazhdojnë sulmet herë pas here.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: