ELBASAN- Rikthen sërish konfliktet për fisin Capja. Policia e Elbasanit ka reaguar lidhur me ngjarjen që ndodhi sot në këtë qytet, ku disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar nga një automjet në drejtim të fisit Capaj.

Më pas autorët, për të zhdukur çdo gjurmë dogjën mjetin në lagjen “5 Maji”. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 23.12.2017 rreth orës 09:05 në sallën operative ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë në Lagjen “Emin Matraxhiu”

Forca të shumta policie dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore kanë konstatuar se:

Në Lagjen “Emin Matraxhiu” në një rrugicë persona të paidentifikuar dyshohen të kenë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Capajve.

Më pas në Lagjen “5 Maji” është gjetur i djegur tërësisht një mjet tip “BMW” me targa të dyshuara të falsifikuara. Shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb