ELBASAN

Një automjet, i cili po qarkullonte me shpejtësi ka dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur në një kanal. Aksidenti sipas burimeve nga vendngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10 në aksin që lidh qendrën e qytetit të Elbasanit me lagjen NSHU të këtij qyteti , pranë Tregut Agroushqimor .

Bazuar në të dhënat e para, gazetari Fatmir Popja raporton për  “BalkanWeb” se nga aksidenti dyshohet se ka persona të plagosur, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në vendin e ngjarjes aktualisht ndodhen disa makina policie, ndërsa ka nisur puna për zbardhjen e shkaqeve.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb