FIER

Një automjet tip Benz ka dalë nga rruga në aksin rrugor Fier-Patos, pranë vendit të njohur si Portëz.

Automjeti me targa AA338TF mësohet se ka shmangur një  tjetër automjet, duke përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit është dëmtuar lehtë, ndërsa makina është shkatërruar pothuajse e gjitha. Pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu dhe po punohet për të zbardhur shkaqet.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: