(foto ilustruese) LUSHNJE – Një 32-vjeçar ka humbur jetën sot në Lushnje, pasi makina me të cilën udhëtonte ka dalë nga rruga. Burime nga policia bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:30 në aksin Lushnje-Rrogozhinë. Viktima është identifikuar si Edvin Boçi, 32 vjeç.
Sipas hetimeve të para rezulton se Boçi ka tentuar të shmangë përplasjen me një qen që i ka prerë rrugën dhe për pasojë ka humbur kontrollin e mjetit. I riu ka marrë plagë të rënda, duke humbur jetën në vendngjarje.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: