BULQIZE– Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 10.30 në aksin rrugor Qafë-Bualli –Krastë. Makina tip “Land Rover” me të cilën udhëtonin dy persona ka dalë nga rruga, dhe ka rënë në greminë. Për pasojë ka humbur jetën një 60-vjeçar, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur një i ri.

Mësohet se 20-vjeçari i plagosur është dërguar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

“Shërbimet policore dhe grupi hetimor të mbërritur në vendngjarje ku paraprakisht kanë konstatuar se shtetasi M.B, duke drejtuar automjetin tip Land Rover ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka rënë në një humnerë. Nga ky aksident rrugor ka humbur jetën shtetasi A.L, rreth 60 vjeç, që ishte pasagjer në automjet, ndërsa drejtuesi i mjetit po transportohet me helikopter për ndihmë mjekësore drejt Tiranës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb