GJIROKASTER- Themeluesi dhe ish-kryetari i i OMONIA-s për Gjirokastrën, Theodhori Bezhani, ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e një aksidenti rrugor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në aksin Gjirokastër-Kakavijë në Jorgucat.

Mjeti me të cilin udhëtonte Theodhori Bezhani ka dalë nga rruga pranë Jorgucat dhe është aksidentuar.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetë ish-kreu i OMONIA-s, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ambulanca.

Uniformat blu ndërkaq kanë nisur hetimet lidhur me shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb