KORÇË

Një makinë ka dalë nga rruga sot pasdite në Korçë dhe për pasojë janë plagosur dy persona. Gazetarja e “BalkanWeb”, Lorena Kodra raporton se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Maliq. Mësohet se makina në ecje e sipër ka dalë nga rruga, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit si dhe një shtetas tjetër.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal, ku edhe po marrin ndihmën mjekësore.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb