LEZHE – Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Lezhës.

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në rrugën nacionale Laç-Lezhë. Nga aksidenti raportohet të jenë 3 të plagosur.

Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë, mëson BalkanWeb.

Incidenti ndodhi rreth orës 05.00 të mëngjesit. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e plotë të situatës dhe gjetjen e shkaqeve të aksidentit.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb