LUSHNJE

Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier-Kolonjë, ku si pasojë janë plagosur dy gra këmbësore.

Mësohet se automjeti tip ‘Renault”, i cili drejtohet nga shtetasi me inicialet A.B ka humbur kontrollin dhe ka përlasur me murin rrethues të një banese, dy gra të cilat po kalonin në atë zonë kur ndodhi aksidenti.

Mësohet se dy të aksidentuarat janë dërguar në spitalin e Lushnjes, ndërsa sipas burimeve një prej tyre, 62-vjecarja me inicialet F.M, është në gjendje kritike. Sakaq drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e policisë.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb