Policia e Lushnjës njofton se një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në autostradën Lushnjë-Tiranë.

Shtetasi K.B duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga, janë dëmtuar lehtë shtetasi K. B., dhe 2 fëmijët e tij të mitur, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

“Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 06:30, në aksin rrugor “Lushnjë-Tiranë”, shtetasi K. B., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga, janë dëmtuar lehtë shtetasi K. B., dhe 2 fëmijët e tij të mitur, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: