Një aksident është regjistruar në Mirditë. Burime zyrtare bënë me dije se një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur një grua. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga ra shtetasi me inicialet F. Ll., 59 vjeç, banues në Mirditë.

Ky shtetas, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në një rrugë dytësore në Mirditë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka marrë dëmtime pasagjerja në këtë mjet, shtetasja B. D., 55 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: