PRRENJAS

Një aksident është shënuar sot në aksin rrugor Prrenjas-Qaf-Thanë. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se në aksident është përfshirë makina tip ‘Volvo’, e drejtuar nga shtetasi A.M 28 vjeç, e cila ka dalë nga rruga. Menjëherë pas ngjarjes drejtuesi i automjetit është transportuar në Spitalin e Librazhdit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Prrenjas / Informacion paraprak

Në aksin rrugor Prrenjas- Qaf Thanë,  shtetasi  A.M., 28 vjeç, nga Librazhdi,  duke drejtuar mjetin tip Volvo, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe si  pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i mjetit  u transportua në Spitalin e Librazhdit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: