VLORE

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Vlorë. Ngjara ka ndodhur në fshatin Babicë orët e pasdites.

Një makinë është ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën ndarëse.

Brenda makinës ndodheshin një çift i cili ka mbetur i plagosur.

Bëhet me dije se i plagosur më rëndë ka qenë burri,  por gjithashtu dëmtime ka marrë edhe bashkëshortja e tij e cila drejtonte mjetin.

Çifti aktualisht ndodhet në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: