Pamjet që shihni tregojnë aksidentin e rëndë që ndodhi te Kthesa e Kamzës, ku për pasojë humbi jetën një i ri. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta, makina ku pasagjer ishte viktima, 35-vjeçari Avni Gjuni, është batuar.

Gjuni ishte pasagjer në mjetin që drejtohej nga shtetasi Egzon Murataj, ky i fundit ndodhet në spital.
Ndërkohë, edhe drejtuesi i mjetit tjetër, Murat Dorezi ndodhet në spital pas plagëve të marra.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb