TIRANE- Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur sot në Kombinat, ku një makinë e shërbimit të funeraleve ka goditur kabinën e energjisë elektrike, duke lënë pa drita 25 abonentë.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, e cila ka bërë të ditur se nga goditja është dëmtuar rëndë transformatori.

“OSHEE, njofton se një automjet i shërbimit funeral me target AA848KN ka goditur kabinën e OSHEE në Kombinat e për rrjedhojë është dëmtuar rëndë transformatori që furnizon me energji pjesën qendrore të Kombinatit dhe rrethinat e tij. Grupet e punës së OSHEE po punojnë për riparimin sa më shpejt të defektit i cili ka lënë pa energji 25 abonentë në këtë linjë”, citohet në reagimin e OSHEE-së.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: