Makina sportive e tipit Aston Martin, nga filmi Spectre i James Bond-it, është shituar për 3.5 milionë dollarë.

Makina është shitur në shtëpinë e ankandeve Christie’s në Londër.

Edhe 14 artikuj të tjerë nga filmi ‘Spectre’ vazhdojnë të mbeten në ankand online deri të martën e ardhshme.

Makina disa milionëshe është ajo me të cilën James Bond është hedhur në Lumin Tiber në Romë, në filmin Spectre.

Rolin e agjentit 007 në këtë film e ka luajtur aktori Daniel Craig.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: