TIRANË

Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Tiranë. Ndonëse fillimisht u tha nga policia se “në rrugën ‘Myslym Keta’ mjeti me drejtues shtetasin P. N. (punonjës policie) pjesë e grupit të kontrollit të territorit, është përplasur me një biçiklist me iniciale A. G., rreth 55 vjeç”, në orët në vijim u sqarua se nga hetimet paraprake dhe kqyrja e pamjeve filmike rezulton se mjeti i ndaluar me drejtues Xh. K., 36 vjeç, duke hapur derën e mjetit të tij ka goditur me derë biçiklistin.

Shtetasi A. G., është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia sqaron se mjeti i policisë nuk ka patur kontakt me të aksidentuarin.

Drejtuesi i mjetit shtetasi Xh. K., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të metejshme hetimore. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pamjet filmike që tregojnë dinamikën e aksidentit.

Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: