Do të jetë elektrike dhe autonome. “E di, duket si fantashkencë. Por vërtetë po e realizojmë projektin e makinës fluturuese; brenda fundit të këtij viti do të kemi testimet e para”, – kështu deklaron 32-vjeçari Zach Lovering, drejtues projekti në Airbus i cili në bashkëpunim me një një staf prej 50 personash në Santa Clara, Kaliforni po ndërton një makinë elektrike fluturuese totalisht autonome. Emri i projektit: VAHANA.

Një mjet i shenjtë për induistët që po merr jete në jug të Silicon Valley për t’u mundësuar fluturimi testues brenda fundit të vitit. “Mund të thërritet nëpërmjet një aplikacioni si cdo taxi tjetër. Pasi keni lidhur rripin e sigurimit vendosni destinacionin dhe taksia fluturuese do ju dërgojë në destinacion. Për gjithë këtë proces mendon Vahana.

Në qoftë se nuk do të ishte Airbus, ëndrra e Lovering do të ishte arkivuar si një startup vizionar. Por kollosi gjigand europian i aviacionit e ka marrë seriozisht këtë projekt. Kështu deklaron administratori i deleguar i Airbus, gjermani Tom Enders i cili flet për “lëvizje urbane ajrore”.

Beson në këtë projekt deri në ate pikë sa që ka formuar një departament të quajtur A3, në të cilin ka mbledhur figura si Rodin Lyasoff i cili punoi për dy vite në MIT (Massachusetts Institute of Technology) dukë përpiluar algoritme të ndryshme për helikopterët akrobatike si dhe Zach Lovering i cili me parë ka punuar për kompaninë Zee. Aero te Larry Page, bashkëthemelues i Google i cili ka të njëjtin projekt në fazë zhvillimi.

Në harkun kohor të 10 viteve rreth 60% e botës do të jetojë në qytete gjigante si Tokio, Pekini, San Paolo apo Nju Jork. Nuk duhet sfera e kristaltë për të kuptuar se biznesi i trasportit do të jetë një biznes miliarder. Parashikimet apokaliptike nuk mungojnë: në bazë të përllogaritjeve rezulton se londinezet do të humbasin në trafik gjatë një viti kohën e barabartë me tridhjetë e pesë ditë pune.

“Njëqind vjet më parë trasporti urban filloi të levizë nën tokë nëpërmjet metrove, tashmë kemi teknologjinë që këtë trasport ta drejtojmë edhe nga ajri”, deklaron Enders, administratori i AIRBUS.
Që në muajin Gusht të vitit të kaluar ato kishin deklaruar projektin për ndërtimin e taksive ajrore, por askush nuk besonte se faza e testimit do të ishte aq e afërt.

Shihet se euforia e kontratave për të shitur 731 aeroplane të rinj me vlerë njëqind e katër miliardë dollarë ka shtyrë kompaninë AIRBUS që ta përshpejtojë këtë proces duke pasur në dispozicionin një gjendje të mirë financiare.

“Eshtë më pak komplekse sesa duket” -tregon Zach Lovering. “Inteligjenca artificiale e një makine me drejtim autonom duhet të marrë parasysh një pafundësi variablash. Në ajër pengesat janë më të pakta. Po mendojmë për një sistem korridoresh ajrore mbi qytete së bashku me zona ulje dhe ngritje te taksive ajrore ne pika strategjike si aeroporte, stacione treni, qendra qyteti etj. Si dhe per Vertiport sic quhen platformat për mjetet ajrore mbi rrokaqiej.

Për të parë Los Angeles në versionin ‘Blade Runner’ do të duhen të pakten dhjetë vjet”, deklaron Lovering. Por aktualist po hedhim hapin e parë.

“Na duket si dicka qe i përket të ardhmes”, – shprehen burime nga Komisioni Europian. Por jemi koshient që hapësira ajrore urbane duhet menaxhuar me qëllim krijimin e standardeve për të bërë të mundur levizjen e dronëve. Nuk kanë marrë parasysh në këtë rast edhe fenomenin e taksive urbane ajrore i cili po bëhet realitet.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb