GJIROKASTËR

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Gjirokastër-Kakavijë, fatmirësisht pa dëme në njerëz. Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë të siguruara për “BalkanWeb” nga gazetarja Brikena Metaj, një automjet tenton të hyjë në rrugë, ndërkohë që një mjet tjetër ishte në korsinë e shpejtësisë.

Dy mjetet përplasen dhe e dyta gati batohet, por kthehet kryq në rrugë, mbi trafikndarëse. Makina tjetër, shkaktare e aksidentit ikën pa ndaluar, ndërsa nga mjeti tjetër dalin dy të rinj që largohen me shpejtësi të tronditur.

Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale si dhe bllokim të trafikut për disa minuta. Ky është aksidenti i tretë brenda 24 orëve në Gjirokastër

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb