Aksident në aksin rrugor Korçë-Maliq. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:33, pranë fshatit Koritë. Mësohet se automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin me inicialet A. K., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar shtetasi I. P., pasagjer në këtë automjet, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës.

Ndërkohë me shoferin, po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: