Dy njerëz kanë vdekur pasi një makinë goditi disa këmbësorë në qytetin gjerman të Trier, tha policia të martën, duke cituar hetimet fillestare. Policia e ka arrestuar ngasësin e veturës.

Transmetuesi lokal publik SWR raportoi se 10 persona të tjerë ishin plagosur, duke cituar kryetarin e qytetit të Trierit, Wolfram Leibe, ndërsa një zëdhënës i policisë konfirmoi se “disa” njerëz janë plagosur.

“Kujdesi për të plagosurit është me përparësi të madhe”, shkroi policia në Twitter, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të shmangin qendrën e qytetit.
Policia dhe shërbimet e emergjencës menjëherë pas incidentit e kanë bllokuar qendrën e qytetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: