LEZHE- Kreu i PS-së së Kolshit, Andi Marku, të cilit iu dogj makina sot në mëngjes, në rrethana të paqarta, ka reaguar për ngjarjen.

Në një prononcim për ‘News24’ Marku theksoi se automjeti nuk ishte në pronësi të tijën, por se e kishte në përdorim. Ai pohoi se makina kishte shfaqur probleme prej disa ditësh, ndërsa hodhi dyshime se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndije elektrike.

“Automjeti nuk është në pronësinë time. Automjetin e kisha në përdorim. Automjeti kishte shfaqur probleme prej disa ditësh. Dyshoj se shkak ka qenë një shkëndije elektrike”, u shpreh Marku.

Sakaq, policia po heton në lidhje me zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE
Me datë 07.05.2017, në qytet Lezhë, gjatë natës ka marrë flakë mjeti ‘Benz’ në pronësi të shtetases K.M. 36 vjeçe, banuese në Lezhë, i cili ka qenë i parkuar përpara Prefekturës. Si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet aksidentale. Grupi hetimor në vendngjarje në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe ekspertin piroteknik po kryejnë veprimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të djegies.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb