Shërbimet e Policisë Rrugore vijojnë kontrollet për të parandalimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara.

Sipas policisë prej mëngjesit  e deri në orën 22:30 të mbërmjes së sotme, makina inteligjente ka konstatuar në rrugët e kryeqytetit dhe në rrugën interurbane Tiranë – Durrës – Tiranë, 447 raste të shpejtësisë mbi normat e lejuara.

Gjatë monitorimit në rrugët e brendshme të kryeqytetit, janë evidentuar 59 raste me shpejtësi nga 80 deri në 100 km/h, ku drejtuesit e mjeteve krahas masës administrative, do penalizohen edhe me pezullimit të lejes së drejtimit.

112 shoferë u kapën pasi përdornin celularin gjatë drejtimit të automjetit, 66 për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 71 për parakalime të gabuara.

Përgjatë ditës së sotme në të gjithë vendin janë vendosur 1121 masa administrative për shkelje që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Nga monitorimi me radarë dhe alkooltestues janë pezullur edhe 45 leje dretimi për shpejtësi dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit

 

Njoftimi i Policisë

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore vijon monitorimin e qarkullimit në rrugët e kryeqytetit dhe në rrugët interurbane Tiranë – Durrës – Tiranë dhe Tiranë – Elbasan – Tiranë, me makinën inteligjente.

Makina inteligjente ka filluar funksionimin për monitorimin e qarkullimit rrugor, duke evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, pa vendosur rripin e sigurimit, që kryejnë parakalime të gabuara apo përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Prej mëngjesit të sotëm e deri në orën 22:30 të mbrëmjes së sotme, në rrugët e kryeqytetit dhe në rrugët interurbane Tiranë – Durrës – Tiranë , me intervale kohore të shkurtra në shumë pika dhe njolla të zeza ku kanë ndodhur më parë aksidente rrugore, makina inteligjente ka konstatuar 447 shkelje për shpejtësi.

Gjatë monitorimit në rrugët e brendshme të kryeqytetit, janë evidentuar 59 raste me shpejtësi nga 80 deri në 100 km/h, ku drejtuesit e mjeteve krahas masës administrative, do penalizohen edhe me pezullimit të lejes së drejtimit.

Gjithashtu po gjatë verifikimit rezultoi se krahas shpejtësisë, një numër i madh i drejtuesve të mjeteve kishin bërë dhe një shkelje të dytë, konkretisht:

112 ishin edhe për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 66 për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 71 për parakalime të gabuara.

Drejtuesve të automjeteve të konstatuara në shkelje që nuk shoqërohen me masën plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit, do t’ju shkojë masa administrative në adresat e banimit të tyre.

Ndërkohë vijojnë kontrollet intensive në të gjitha rrugët e vendit, duke përdorur radarë???, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Përgjatë ditës së sotme në të gjithë vendin janë vendosur 1121 masa administrative për shkelje që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Nga monitorimi me radarë dhe alkooltestues janë pezullur edhe 45 leje dretimi për shpejtësi dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional.

#MosUbejStatistikë?
#RregullKujdesDurimDestinacion
#NeJemiAtyPërSigurinëTuaj??♂?

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb