Një aksident është regjistruar në Fier, ndërsa një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:55, në aksin rrugor Fier-Kraps.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se një automjet tip ‘Ford’ me targa greke KBN 9690 është përplasur me një automjet ‘Fuoristradë’ me targa AA 659 NR.

Autoambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar të plagosurit në spitalin e Fierit.

NJOFTIMI I POLICISE
Sot rreth orës 11:55, në aksin rrugor Fier-Kraps, është përplasur mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin A. K., 27 vjeç, me mjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin P. B.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Toyota”, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: