BULQIZË

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Bulqizë, ndërsa është plagosur rëndë një i ri. Sipas të dhënave të para, aksidenti ka ndodhur në Qafë Buall ku një automjet me targa italiane ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

29-vjeçari me iniciale R.M. që drejtonte mjetin ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Bulqizës. Nga informacionet e marra nga bluzat e bardha mësohet se i riu është në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Policia ka kryer veprimet procedurale e hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Informacion paraprak
Në aksin rrugor Bulqizë-Qafa e Buallit, në vendin e quajtur pranë varrezave të qytetit shtetasi R.M., 29 vjeç, banues në Itali duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin e për pasojë ka marrë dëmtime, i cili është dërguar në spital.
Grupi hetimor dhe policia rrugore ndodhet në vendin e ngjarjes e po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb