TIRANË- Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet, tek “Ura e Tajvanit”.

Një mjet me targa të Kosovës ka përplasur një motor dhe për pasojë ka mbetur drejtuesi i motorit.

I plagosuri, ende i paidentifikuar është transportuar në Spitalin e Traumës dhe po merr ndihmën e nevojshme.

Ndërkaq policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb