GRAMSH

Një automjet në Gramsh u përfshi nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 në lagjen ‘35-vjetori’ në qendër të qytetit.

Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton për ‘BalkanWeb’ se mjeti tip ‘Renault’ me targa AA 986 IH në pronësi të shtetasit me inicialet A.R., është djegur pjesërisht. Sapo u sinjalizua për zjarrin, zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Makina
Makina

Sipas policisë dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: