FIER
Një automjet është përfshirë nga flakët në segmentin rrugor të njohur si qafa e Koshovicës në Fier.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se automjeti ka qenë duke ecur në momentin që është përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht shoferi ka mundur të dalë në kohë nga makina dhe nuk ka pësuar lëndime. Paraprakisht raportohet se flakët mund të jenë shkaktuar ndonjë defekt teknik.

Forcat zjarrfikëse si dhe policia ndodhen në vendngjarje, për të zbuluar shkakun e vërtetë të flakëve.

Njoftimi i Policisë:

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 17:40, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, ka marë flakë në ecje automjeti tip “Jeep” me drejtues shtetasin A. J.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb