VLORË

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “10 korriku” në qytetin e Vlorës.

Gazetari Enrik Mehmeti, i cili ka siguruar dhe pamjet nga vendi i ngjarjes dhe operacioni i zjarrfikësve të Vlorës, raportoi për “BalkanWeb” se automjeti tip “Golf” ka qenë i parkuar poshtë një pallati dhe ka rrezikuar dhe mjetet e tjera që ndodheshin pranë.

Fatmirësisht ndërhyrja e zjarrfikësve në kohë ka arritur ta shpëtojë mjetin që ishte përfshirë nga flakët dhe të izolojë zjarrin. Ende nuk dihet se cili ka qenë shkak i zjarrit dhe policia ka nisur hetimet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: