Një 10-vjeçare ka mbetur e plagosur gjatë një aksidenti automobilistik sot në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:54, në bulevardin “Gjergj Fishta”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se drejtuesi me inicialet A.H., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale E.M., e cila është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: